Pasagjerët me shërbimin Priority Boarding mund të marrin një çantë shtesë 55x40x23 cm (maksimumi 10 kg) dhe një çantë dore falas 40x30x20 cm (maksimumi 8 kg).
Pasagjerët që paguajnë shërbimin "Uleni së bashku" do të kenë ulëset pranë njëri-tjetrit. Numri i ulëseve do të bëhet i ditur në aeroport ose në boarding card.
Çdo pasagjer duhet të ketë pasaportë biometrike të vlefshme me afat më shumë se 90 ditë nga data e nisjes. Është përgjegjësi e pasagjerit të kontrollojë vlefshmërinë, vizat dhe kushtet për udhëtim përpara rezervimit.
Pasagjerët me aftësi të kufizuara duhet të kontaktojnë në numrin tonë të telefonit jo më vonë se 72 orë para nisjes për të siguruar asistencën e nevojshme.
Në rast të anulimit për shkak të kushteve teknike ose motit të keq:
- Pasagjerët mund të kërkojnë rimbursim të plotë, ose
- Të ndryshojnë datën e udhëtimit në një fluturim tjetër nëse ka vende të lira.
Nëse pasagjeri nuk na kontakton brenda 24 orëve pas njoftimit të anulimit, rimbursimi bëhet automatikisht në kartën e pagesës. Të gjitha kërkesat për kompensim duhet të dërgohen drejtpërdrejt tek kompania ajrore.
Session expiration warning
Your session is expiring soon due to inactivity.
To maintain your current session and continue enjoying our services, please click "Stay Logged In" below. Otherwise, you will be automatically logged out for security reasons.